Agjent/e të Shitjes në Tregun Financiar 30 Pozita (Call Agents) GJERMANO-FOLES

Maxi Group është një kompani globale e shërbimeve financiare.

Ne jemi në zgjerimit e sipër dhe për këtë arsye po kërkojmë agjent të shitjes dhe profesionistë të shitjeve për zyret tona në Prishtinë.

Kandidati idealë duhet të:

  • flasë gjermanishten rrjedhshëm (i detyrueshëm B2 +)
  • ketë qëndrim dhe motivim pozitiv
  • komunikojë me kënaqësi

Duke punuar me ne, ju keni mundësinë të:

  • përmirësoni gjuhën gjermane duke komunikuar çdo ditë me klientët (telefon, chat dhe / ose email)
  • përmirësoni aftësitë tuaja të bindjes
  • punoni me një ekip vazhdimisht në rritje
  • rritjes në karrierë

Ne ju ofrojmë:

  • Paga atraktive (deri në 1.050.00 €)
  • Sistem me Bonuse
  • orare nga e hëna deri të premten
  • trajnim i cili paguhet
  • Kontratë Pune që nga dita e parë, sipas Ligjit të Kosovës
  • Pako të shkëlqyera për mirëqenie sociale (sigurim shëndetësor, kontributet personale dhe tatimore, kartela për zbritje)
  • Kafe ndër më të mirat, dhe falas!
  • Aktivitete për team building, etj

Vlerat e kompanisë sonë:

  • bashkëpunimi në ekip
  • proaktiviteti
  • kulturë të mësuarit dhe shkëmbimit të njohurive
  • orientim drejt rezultateve
  • dhe në përgjithësi ndjenja pozitive

Nëse jeni të interesuar dërgoni CV-në tuaj (në formatin Euro-Pass) në [email protected] ose na kontaktoni në +383 49 673 300


Nëse kjo vakant është për ju, na dërgoni rinumet!