MaxiGroup
Rruga juaj për të arritur suksesin!
Pozicionet tona të punës

Rreth nesh

MaxiGroup International - është një nga kompanitë kryesore në treg, e cila ofron shërbime të jashtme për të tërhequr dhe mbështetur klientët, e specializuar në marketing dhe zhvillimin e fushatave reklamuese për kompanitë e huaja që hyjnë në tregun e vendeve të CIS dhe Evropës.

Çfarë bëjmë ne?

Ne rrisim vëllimin e shitjeve të partnerëve tanë në të gjithë botën, falë njohurive mbi audiencën dhe strategjive specifikisht të formuluara për marketing dhe shitje.

Si e realizojm këtë?

Ne i trajnojmë punonjësit tanë për negociata profesionale dhe përmbyllje të transaksioneve me klientë. Ne besojmë se suksesi i një kompanie përcaktohet nga ekipi i saj. Kjo është arsyeja pse ne i kushtojmë vëmendje të madhe vetë-përmbushjes, rritjes profesionale dhe të karrierës së punëtorëve.

Për të arritur qëllimet tona, ne përdorim mjete të ndryshme si:

  • Marketing në Internet;
  • Telemarketing;
  • Sondazhet online dhe;
  • Sondazhet telefonike.

Shtrirja e kompanisë tonë

MaxiGroup International ekziston që prej vitit 2014. Ne e kemi tejkaluar prej kohësh fazën fillestare ku kemi fituar besimin e dhjetëra partnerëve të mëdhenj. Ne po zhvillohemi në mënyrë aktive nëpër disa vende të botës dhe po e shtojmë stafin tonë.

PËRPARËSITË TONA
Ne krijojmë një strategji të marketingut dhe një strategji të shitjeve
për secilin klient individualisht, duke marrë parasysh specifikat e audiencës.
Ne besojmë se suksesi i një kompanie përcaktohet nga ekipi i saj.
Kjo është arsyeja pse Ne i kushtojmë vëmendje të madhe vetë-përmbushjes, rritjes profesionale dhe karrierës së punëtorëve tanë.
Ne i trajnojmë punëtorët tanë
për negociata profesionale dhe përmbyllje të transaksioneve me klientë.
Kariera tek ne
Te ardhura te larta
Ne u ofrojmë punonjësve tanë shpërblime konkurruese, programe efektive, bonuse dhe natyrisht një pagë të garantuar e të qëndrueshme. Puna efektive në kompani hap mundësi për të ardhura të pakufizuara.
Atmosferë me respekt të ndërsjellë dhe miqësi
Ne nuk jemi vetëm një ekip profesionistësh, por edhe një familje miqësore. Që nga dita e parë në kompani ju vetëm jeni pjesë e saj. Ne i arrijmë qëllimet e përbashkëta përmes besimit dhe respektit të ndërsjellë. Së bashku ne festojmë ditëlindjet, pushojmë në ambiente korporative dhe thjesht flasim për pushimet e kafesë.
Rritja e karrierës
Ne i vlerësojmë punonjësit tanë dhe të gjithë kanë mundësinë e rritjes profesionale dhe karrierës. Nuk ka kufizime kohore, gjithçka varet nga ju.
Zyrë komode dhe shumë moderne
Ne përpiqemi të zbatojmë zgjidhjet më praktike. Prandaj, për punonjësit tanë, ne krijojmë vende të përshtatshme pune, hapësira për relax dhe mini-kuzhina me pajisjet e nevojshme.
Edukimi dhe zhvillimi
Ne kemi zhvilluar dhe implementuar një kurs trajnimi të suksesshëm, zotërimi i të cilit ju lejon të rritni nivelin e negociatave.

Jemi të lumtur që ndajmë përvojën dhe kontribuojmë në realizimin e potencialit të punonjësve tanë.
Perspektiva ndër më të mirat
Puna në industri me teknologjinë më të zhvilluar dhe potencialin më të madh në zhvillim, do t'ju lejojë të fitoni përvojë të pasur dhe njohuri të reja. Me ne, Ju mund të realizoni potencialin dhe aftësitë tuaja profesionale e menaxheriale, duke u përqendruar në praktikat më të mira botërore.
Pozicionet tona të punës
Komentet e punëtorëve
U futa në këtë kompani pasi punova në një qendër telefonike tipike, me qarkullim të vazhdueshëm dhe kushte pune minus -3º C. Ndryshimin që bëra besoj se ishte vendimi im më i mirë! Si të ndryshon jeta kur filloni të punoni në një kompani që vlerëson vërtet punonjësit e saj. Aty ku gjithçka ka për qëllim t'ju bëjë të ndiheni rehat, në mënyrë që të rriteni dhe përmirësoni rezultatet tuaja çdo ditë. Njerëzit në ekip janë të qetë për gjendjen e tyre financiare dhe mund të drejtojnë të gjitha përpjekjet e tyre vetëm për të punuar. Vetëm me këtë qasje ndaj punonjësve, mund të bëhet një nga kompanitë kryesore në vend.

Falë mbështetjes nga udhëheqësi i grupit, unë e rrita potencialin tim çdo muaj. Tani unë jam vetë udhëheqëse e grupit dhe përpiqem të jem një mentore e mirë për ekipin tim. Kush do ta besonte që tek unë gjatë gjithë kësaj periudhe po qëndronte një talent i vërtetë prej mësimdhënësi. Më pëlqen shumë departamenti ynë i trajnimit. Më pëlqen të ndaj përvojën me të rinjtë dhe të shoh sesi ndizet kjo dëshirë për të mësuar tek ata, dëshirë e cila më pas do të mund t’i shndërrojë në udhëheqës dhe mentorë të suksesshëm të ekipit.

Gjëja kryesore është të mos keni frikë, të kujdeseni për veten tuaj, dhe kur të gjeni një punë sipas dëshirës tuaj, duhet të provoni më të mirën tuaj, atëherë shpërblimi do të jetë i pashmangshëm!
Irena, menaxhere e shitjeve dhe mësuese në departamentin e trajnimit.
Kam ardhur në MaxiGroup International rreth një vit më parë. Në atë kohë kam pasur shumë pak përvojë në shitje, por kisha një dëshirë të madhe të rritem profesionalisht dhe më në fund të arrij një rrogë të mirë.

Në fillim edhe unë, si gjithë të tjerët, kalova nëpër trajnime dhe ishte vërtet i këndshëm dhe tejet i dobishëm! Unë madje u ndjeva pak si student e ndonjë universiteti prestigjioz. Çdo ditë, ne dhe të posa-ardhurit e tjerë të mbledhur në klasa, kalonim nëpër teori ku mësuam praktika psikologjike të pazakonta për një komunikim efektiv. Pastaj ne luajtëm situata të ndryshme dhe bëmë marrëveshje të simuluar me mësues, për përvoja të përbashkëta dhe përshtypjet ndaj njëri-tjetrin. Pas një stërvitje të tillë, të gjithë dolëm prej andej si miq, dhe tani jemi të sigurt në vetvete dhe kjo është arsyeja pse kemi një ekip kaq të mirë!

Pas trajnimit isha gati për të shkuar në këtë lloj beteje dhe të tregoj se për çfarë jam i aftë. Në punë mbizotëron atmosfera e një pune aktive dhe kjo më frymëzon edhe më shumë. Tani pas vetëm disa muajve me punë të zellshme dhe të palodhur, unë jam ngritur në detyrë. Është bukur që menaxhmenti mbështet dhe shpërblen për përpjekjet e punonjësve të tij! Për disa muaj kam në plan që me punë dhe përkushtim të ngritem në tjetër nivel.
Genti, agjent i shitjeve.
Kontakti